KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Rahovec

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026 në Rahovec, ndërsa identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Rahovec, përmes Sektorit të Hetimeve dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Policia ka ftuar të gjithë ata që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e personit të kontaktojnë në numrin emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Në njoftim thuhet se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.