KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e një gruaje të raportuar të zhdukur.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, me qëllim që të sigurohet çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj, e lindur më 18 shtator 1980, me vendbanim në lagjen “Brekoc” të Gjakovës.

Policia u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj apo ndonjë të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj, që ta raportojnë menjëherë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.