KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje ndaj tre shtetasve të huaj, e cila ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit, falë veprimeve intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i të dyshuarve.

“Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të dyshuar për këtë rast,” thuhet në njoftim.

Të arrestuarit janë N.K., 26 vjeç dhe A.K., 26 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar sendet dhe paratë që dyshohet se janë marrë gjatë grabitjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.