KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Ferizajt me partnerët e saj forcojnë sigurinë në shkollën “Shaban Hashani” me 15 kamera sigurie

Policia e Ferizajt me partnerët e saj forcojnë sigurinë në shkollën “Shaban Hashani” me 15 kamera sigurie

Sipas njoftimit të PK-së, në shkollën “Shaban Hashani” u inaugurua sistemi i kamerave të sigurisë, projekt ky i iniciuar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), në bashkëpunim me Policinë e stacionit të Ferizajt dhe me financim nga OSBE-ja.

“Në kuadër të projektit janë vendosur gjithsej 15 kamera, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin e shkollës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ky projekt dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, KLSP-së, OSBE-së dhe institucioneve arsimore për forcimin e sigurisë në shkolla dhe në komunitet. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.