Një moment i tensionuar gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale.
Në pamjet që po qarkullojnë online, shihet një efektiv policie, i cili dyshohet se po përpiqej të fshihej nga protestuesit, por në fund është zbuluar prej tyre.
Protestuesit arrijnë ta gjejnë efektivin, ndërsa situata në vend paraqitet e tensionuar.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht.
Protesta e mbrëmshme në kryeqytet u shoqërua me tensione dhe incidente, ndërsa pamjet e publikuara pas ngjarjes po pasqyrojnë momente të ndryshme nga ajo që ndodhi në terren. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

