KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit

Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit

Policët serb, duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar deri më 31 gusht, do të patrullojnë Ohrin së bashku me pjesëtarët e policisë së RMV-së në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror.

Vendimi u njoftua nga SPB të Ohrit, pas një takimi pune me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe oficerët e policisë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.

“Patrullat e përziera të përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët, si dhe për turistët serbë që kalojnë pushimet e tyre vjetore në Ohër në numër të madh. Gjatë patrullave, oficerët e policisë serbe do të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Republikës së Maqedonisë, nuk do të mbajnë armë dhe do t’u ofrojnë mbështetje oficerëve të policisë maqedonase. Oficerët e policisë serbe, para fillimit zyrtar të punës nesër, u informuan për dispozitat e ligjeve maqedonase për punët e brendshme dhe për policinë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.