Komuna e Podujevës ka njoftuar se në sheshin “Ali Ajeti” është mbajtur një aktivitet promovues për sportin Boccia, me qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe krijimit të mundësive të barabarta për personat me nevoja të veçanta.
Aktiviteti u organizua nga Federata e ParaBoccia-s e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e ParaBoccia-s “Llapi” nga Podujeva.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, i cili theksoi rëndësinë e sportit në përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta.
Restelica bëri të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla, të cilat promovojnë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithëve në jetën sportive dhe shoqërore.
Aktiviteti u mbajt më 17 tetor 2026, në Podujevë. /Telegrafi/

