KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve

Google ka publikuar versionin e katërt dhe të fundit beta të sistemit operativ Android 17, duke e afruar edhe më shumë prezantimin përfundimtar të tij.

Beta 4 sjell përmirësime të vogla dhe optimizime të sistemit, duke u fokusuar kryesisht në stabilitetin dhe korrigjimin e gabimeve, në vend të funksioneve të reja të mëdha. Kjo tregon se Android 17 tashmë është në fazën përfundimtare të testimit para versionit stabil.

Sistemi është i disponueshëm për pajisjet e përputhshme Android, dhe mund të instalohet nga përdoruesit që janë pjesë e programit beta.

Sipas Google, përdoruesit që tashmë kanë testuar versionet e mëparshme beta nuk do të shohin ndryshime të mëdha vizuale apo funksionale, pasi fokusi i këtij versioni është përfundimi i sistemit dhe optimizimi i performancës.

Për ata që nuk e kanë provuar më parë, versioni final i Android 17 do të sjellë ndryshime më të dukshme në krahasim me versionet e mëparshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.