KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve, punime edhe në rrugën nacionale N9 në rajonin e Pejës

Po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve, punime edhe në rrugën nacionale N9 në rajonin e Pejës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë territorin e Kosovës.

Në kuadër të planit mujor të mirëmbajtjes, ekipet janë duke zhvilluar punime në rrugën nacionale N9, në zonën e Dukagjinit, përkatësisht në rajonin e Pejës.

Sipas ministrisë, ekipet janë vazhdimisht në terren me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Ministria ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimin e planeve mujore të mirëmbajtjes në të gjitha rajonet e vendit, me synim organizimin më efikas, mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe realizimin e rregullt të punimeve në terren.

Nga qytetarët është kërkuar kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime, ndërsa ministria ka falënderuar ata për mirëkuptimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.