KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Plisat” bëjnë thirrje për bashkim, “Torcida” i bashkohet nismës: Bashkë për UÇK-në

“Plisat” bëjnë thirrje për bashkim, “Torcida” i bashkohet nismës: Bashkë për UÇK-në

Tifogrupet “Plisat” dhe “Torcida” kanë bërë të ditur se do të lënë anash rivalitetet dhe dallimet mes tyre, duke paralajmëruar një organizim të përbashkët për ditën e diel.

Përmes një njoftimi të publikuar nga “Plisat”, është bërë e ditur se të gjitha tifogrupet kanë marrë një vendim për t’u bashkuar, ndërsa në këtë nismë është bashkangjitur edhe “Torcida” nga Mitrovica.

“Sa herë kohët na kanë nda, na bashkuan hallet e mëdha”, thuhet në hyrje të njoftimit të tyre.

Në vazhdim, “Plisat” theksojnë se për këtë rast rivalitetet mes tifogrupesh do të lihen anash, duke e cilësuar si një moment ku, sipas tyre, bashkimi vjen në radhë të parë.

“Sot nuk ka ndarje, nuk ka rivalitet. Na bashkon gjaku, nderi, besa dhe dashnia për tokën tonë. Na bashkon historia dhe ideali për të cilin u sakrifikua”, thuhet në njoftim.

Në fund të mesazhit, tifogrupi i Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët, duke e mbyllur me mesazhin “BASHKË PËR UÇK”.

Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet të dielën, më 27 shtator, nga ora 15:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.