KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Planifikuan takime me fëmijë për qëllime seksuale, arrestohen katër burra në Zvicër

Planifikuan takime me fëmijë për qëllime seksuale, arrestohen katër burra në Zvicër

Katër burra janë arrestuar në kantonin Vaud të Zvicrës, nën dyshimin se kishin planifikuar takime me fëmijë për qëllime seksuale. Dy prej të dyshuarve janë lënë në paraburgim, njoftoi të martën policia kantonale.

Hetuesit e specializuar për krime kibernetike të policisë kantonale të Vaud-it, gjatë hetimeve paraprake të fshehta në platformat online, ishin prezantuar si të mitur të moshës 13 dhe 14-vjeçare.

Të dyshuarit kishin kontaktuar këto profile dhe, pavarësisht se ishin në dijeni të moshës së tyre, kishin propozuar takime për qëllime seksuale, raporton Watson, transmeton Telegrafi.

Policia arrestoi të dyshuarit në vendet e dakorduara për takime, gjatë periudhës shtator-tetor 2026.

Katër të dyshuarit, të moshës nga 43 deri në 53 vjeç, janë shtetas zviceranë dhe banojnë në kantonet Vaud, Valais dhe Bernë.

Pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë lënë në paraburgim.

Sipas policisë kantonale të Vaud-it, hetimet e mëtejshme janë marrë përsipër nga Prokuroria e rrethit të Lozanës.

Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje prindërve që të bisedojnë rregullisht me fëmijët e tyre lidhur me aktivitetet që zhvillojnë në internet.

Autoritetet gjithashtu rekomandojnë që çdo përpjekje e dyshimtë e të rriturve për të kontaktuar fëmijët në internet të dokumentohet dhe të raportohet tek organet kompetente./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.