KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Planifikoi sulme terroriste në Francë: Si e humbi shtetësinë e Zvicrës një islamist nga Bosnja

Planifikoi sulme terroriste në Francë: Si e humbi shtetësinë e Zvicrës një islamist nga Bosnja

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për heqjen e shtetësisë zvicerane për një person që i kishte premtuar besnikëri organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS) dhe po planifikonte sulme terroriste në Francë.

Personi në fjalë, me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina dhe me vendbanim në Zvicrën franceze, kishte marrë shtetësinë zivcerane në vitin 2000.

Në janar të vitit 2021, një gjykatë në Paris e dënoi atë me 15 vjet burgim pasi u vërtetua se kishte planifikuar sulme terroriste.

Sekretariati Shtetëror për Migracionin i Zvicrës kishte vendosur që në maj të vitit 2021 t’ia merrte pasaportën zvicerane, me arsyetimin se veprimet e tij terroriste kanë dëmtuar rëndë interesat dhe imazhin e Zvicrës.

Sipas legjislacionit zviceran, heqja e shtetësisë është një masë e rrallë që zbatohet vetëm në raste të krimeve jashtëzakonisht të rënda apo veprimtarive që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Vendimi në fjalë nuk është ende përfundimtar, pasi pala e dënuar ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme Federale në Lausanne. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.