Barcelona po shqyrton një ristrukturim të mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit 2027, pas problemeve të shfaqura në përballjen ndaj PSG-së.
Sipas Fichajes, klubi katalanas mund të largojë Jules Kounden dhe Alejandro Balden për të krijuar hapësirë financiare për dy përforcime të reja.
Synimet kryesore janë mbrojtësi i majtë Lewis Hall nga Newcastle United dhe qendërmbrojtësi Nico Schlotterbeck nga Borussia Dortmundi. Në rast se ky i fundit nuk transferohet, alternativë shihet Jon Martin i Real Sociedadit.
Trajneri Hansi Flick synon të krijojë një repart më të qëndrueshëm në prapavijë, me më shumë mundësi për rotacion dhe përballimin e ndeshjeve vendimtare evropiane.
Megjithatë, realizimi i këtij plani varet nga largimet e mundshme në afatin kalimtar të dimrit.

