KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën regjionale Sarosh–Rahovec, në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte duke udhëtuar me veturë kur një automjet i kishte bërë shenjë me drita. Pasi viktima ishte ndalur, një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e pasme të kokës.

Pas të shtënave, i dyshuari ishte afruar te viktima dhe e kishte goditur disa herë me kondakun e armës së shkurtër.

Gjatë përleshjes, viktima kishte arritur t’ia merrte armën të dyshuarit nga dora dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një pistoletë pa municion.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.