KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagoset një person te Rruga B, policia identifikon autorin

Plagoset një person te Rruga B, policia identifikon autorin

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në Rrugën B në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para dyshohet se ka persona të plagosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sonte është raportuar për një person të plagosur.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka deklaruar Ahmeti.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti bëri të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, shtoi ajo.

Dyshohet se i plagosuri është zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.