KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pjesëmarrje e lartë e votuesve në shtetet kyçe amerikane – veçohet Michigani

Pjesëmarrje e lartë e votuesve në shtetet kyçe amerikane – veçohet Michigani

Më shumë se 2.3 milionë votues në shtetin e Michiganit kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, që përbën më shumë se një të tretën e të gjithë votuesve të regjistruar. Pjesëmarrje e shtuar po shënohet edhe në shtetet e tjera ku zhvillohen gara të ngushta për Senat.

Votimi i parakohshëm në Michigan tashmë ka tejkaluar shifrat e zgjedhjeve të mëparshme të mesmandatit presidencial, të mbajtura në vitin 2022.

Demokratët janë të kënaqur me pjesëmarrjen, ndërsa kongresistja demokrate Debbie Dingell, e cila edhe më parë ka parashikuar me sukses rezultatet zgjedhore në këtë shtet, vlerëson se kandidati i tyre për Senat, Abdul El-Sayed, është në avantazh.

Dingell e bëri këtë vlerësim bazuar në bisedat me grupe të ndryshme votuesish. Mbështetja për El-Sayedin në sondazhe po rritet vazhdimisht, ndërsa organizata e pavarur dhe e njohur e hulumtimeve, Cook Political Report, e ka ndryshuar vlerësimin për Michiganin nga “garë e pasigurt” në “avantazh të lehtë për demokratët”.

Michigani është një nga shtetet kyçe në garën për Senat, ndërsa rezultatet mund të kenë rol të rëndësishëm në përcaktimin e raportit të forcave në Kongresin amerikan.

Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar, në të gjithë SHBA-në kanë votuar tashmë më shumë se 43 milionë votues, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme mund të tejkalojë atë të vitit 2020. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.