Në konferencën e katërt pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i sotëm zgjedhor ka kaluar i qetë pa ndonjë incident që do ta cenonte integritetin e këtyre zgjedhjeve.
Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje ishte 712 mijë e 148 votues apo 36,33%.
Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025 kishin votuar 44,99% apo 899 mijë e 517 votues.
Kështu bëri të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00, dhe është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë evidentuar incidente që mund ta cenojnë integritetin” tha Radoniqi.
Ai i falënderojmë institucionet e ndryshme për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.
Radoniqi shtoi se në shumë vendvotime ka filluar numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike.
“U bëjmë thirrje të gjithë andartëve të këshillave të vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të mbrohet”, tha Radoniqi.
Ai shtoi se rezultatet preliminare do të dalin sonte dhe diku rreth orës 21:30 do të dalim me një konferencë /Telegrafi/
