Në një kohë kur videot dominojnë rrjetet sociale dhe komunikimin digjital, gjithnjë e më shumë të rinj po shprehin interes për content creation, YouTube, TikTok, podcast dhe një karrierë në industrinë kreative.
Por, të dish me përdor kamerën në mënyrë profesionale është diçka krejt tjetër.
Pikërisht nga kjo ide lindi “From Zero to Hero”, një trajnim praktik i krijuar për të gjithë ata që duan ta kthejnë interesimin për videon në një aftësi që mund t’u shërbejë në karrierë, biznes apo projekte personale.
Pas këtij trajnimi qëndron Gazmend Avdiu, producent, regjisor dhe themelues i Pixels, me mbi 30 vite përvojë në produksion video dhe industrinë kreative. Gjatë karrierës së tij ka realizuar qindra projekte për kompani, organizata vendore e ndërkombëtare, si dhe është vlerësuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e videove muzikore dhe produksionit televiziv.
“Pas gjithë këtyre viteve në produksion, e ndjeva që ka ardh koha me e nda përvojën me gjeneratën e re. Besoj që talenti ekziston. Veç duhet dikush me e zbulu dhe me e udhëzu,” thotë Avdiu.
Trajnim praktik, jo teori e mërzitshme
“From Zero to Hero” nuk është një kurs klasik. Është një trajnim praktik ku pjesëmarrësit mësojnë duke xhiru, duke provu dhe duke punu me pajisje profesionale.
- Përdorimi profesional i kamerës
- Kompozimi dhe këndet e xhirimit
- Ndriçimi bazik për video
- Audio dhe përdorimi i mikrofonëve
- Si realizohet një intervistë
- Krijimi i reels dhe videove për rrjete sociale
- Storytelling dhe ndërtimi i një historie përmes videos
- Puna në ekip gjatë një produksioni
Qëllimi nuk është vetëm me mësu teknikën, por me zhvillu mënyrën e të menduarit si krijues i përmbajtjes.
Nga ideja deri te videoja finale
Një nga elementet që e bën këtë trajnim të veçantë është se secili pjesëmarrës punon në një projekt real. Nga ideja dhe planifikimi, deri te xhirimi dhe realizimi final, pjesëmarrësit kalojnë të gjithë procesin e krijimit të një videoje. Në fund të trajnimit, secili largohet me një video të realizuar vetë, një projekt që mund ta përdorë në portofolin e tij dhe me njohuri praktike që mund t’i zbatojë menjëherë.
Një investim për të ardhmen
Sot, aftësia për të krijuar video cilësore është një nga kompetencat më të kërkuara në marketing, media, biznes dhe industrinë kreative.
Pavarësisht nëse dëshiron të krijosh content për rrjetet sociale, të promovosh biznesin tand apo të ndërtosh një karrierë në industrinë kreative, njohja e kamerës është një investim që të shërben për vite.
“From Zero to Hero” nuk është vetëm një kurs. Është një eksperiencë praktike ku pjesëmarrësit mësojnë duke punuar, krijojnë kontakte të reja dhe hedhin hapat e parë drejt botës së produksionit video.
Regjistrimet kanë filluar
Grupi i ri i “From Zero to Hero” fillon më 20 korrik.
Trajnimi është i dedikuar për të gjithë të interesuarit e moshës 16+, zhvillohet në grupe të vogla dhe fokusohet pothuajse tërësisht në punë praktike.
Çmimi: 99€
Vendet janë të limitume.
Për informata shtesë dhe regjistrim, kontaktoni përmes Facebook, Instagram ose WhatsApp në numrin +383 49 502 422.
From Zero to Hero
Mëso kamerën. Krijo video. Trego histori.
