KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pite me spec të pjekur: Një pjatë që adhurohet nga të gjithë

Pite me spec të pjekur: Një pjatë që adhurohet nga të gjithë

Përgatitet lehtë, piqet shpejt dhe zhduket nga tryeza edhe më shpejt

Përbërësit:

▪ 500 g kore për pite
▪ 500 g speca të pjekur
▪ 100 g ullinj
▪ 4 thelpinj hudhre
▪ vaj ulliri
▪ kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Specat e pjekur qërojini dhe prijini, më pas prijini edhe ullinjtë dhe hudhrën. Të tre përbërësit përziejini dhe lërini për pak kohë të pushojnë (këshillë: mund t’i bashkoni përbërësit në mbrëmje dhe në mëngjes të përgatisni piten).

Në të njëjtën masë shtoni kripë, vaj dhe piper. Lyejini koren me vaj, pastaj vendosni edhe një kore tjetër sipër saj.

Vendosni masën e përgatitur dhe paloseni piten në trekëndësha ose rrotulla sipas dëshirës.

Në një tepsi të lyer me vaj dhe të shtruar me letër për pjekje, radhitni piten.

Piqeni në 200 gradë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.