Një pilot 53-vjeçar me shtetësi ruse ka humbur jetën të martën në mëngjes, pasi u rrëzua gjatë një fluturimi me parashutë në Unterseen, në kantonin e Bernës.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00, në zonën e shpatit të synuar të poligonit të qitjes Lehn.
Sipas të dhënave fillestare të policisë, piloti ka hasur vështirësi gjatë fluturimit, për shkaqe që ende nuk dihen, dhe më pas është rrëzuar, raporton Blick.
Pavarësisht përpjekjeve për ringjallje nga kalimtarët dhe punonjësit e shpëtimit, shtetasi rus 53-vjeçar ndërroi jetë në vendin e aksidentit për shkak të plagëve të rënda.
Viktima, i cili banonte në kantonin e Bernës, ishte shtetas rus, sipas një deklarate nga policia kantonale transmeton Telegrafi.
Në vendngjarje kanë intervenuar njësi të ndryshme të Policisë Kantonale të Bernës, si dhe një ekip i Rega-s (Swiss Air-Rescue).
Policia kantonale ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Federal./Telegrafi/