KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pezullohet nga detyra polici që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës

Pezullohet nga detyra polici që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë, inspektor E.A., pasi ky i fundit goditi një deputet gjatë protestës.

Ndërkohë, ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, transmeton IndeksOnline.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit dënoi çdo akt dhune, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Megjithatë, institucioni nënvizon se asnjë akt dhune apo provokim nuk mund të justifikojë tejkalimin e kompetencave ligjore nga punonjësit e Policisë.

Sipas Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të efektivit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor, bazuar në pamjet filmike dhe faktet e administruara.

Në deklaratë theksohet se efektivi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome, çka do të jetë gjithashtu pjesë e shqyrtimit të veprimeve të tij individuale.

Paralelisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Në fund, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, duke garantuar se do të zbatojë parimin e tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.