KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pezullimi i ministrave, Edi Rama dorëzon sot nismën ligjore

Pezullimi i ministrave, Edi Rama dorëzon sot nismën ligjore

Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku pritet të prezantojë një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nisma synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues.

Drafti mban firmën e kryeministrit Rama, të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas diskutimit në grup, ndryshimet pritet të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.

Ndërhyrja prek nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili aktualisht parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Me formulimin e ri, përjashtimi do të zgjerohet duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Çfarë parashikon neni 242 aktualisht?
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Çfarë ndryshon me propozimin e ri?
Formulimi mbetet i njëjtë në thelb, por përjashtimi zgjerohet duke specifikuar se masa nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, përfshi Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.