KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pezeshkian i drejtohet Macronit: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

Pezeshkian i drejtohet Macronit: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

Në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën, presidenti iranian Masoud Pezeshkian pretendoi se kërkesat e paarsyeshme të SHBA-së penguan një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.

“Ne i kemi deklaruar qartë kushtet e armëpushimit dhe mbetemi të përkushtuar ndaj tyre,” i tha Pezeshkian Macron sipas medias shtetërore iraniane.

“Kërkesat e tepërta të SHBA-së penguan arritjen e një marrëveshjeje. Irani do të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

“Kërcënimi i Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të gjera për botën”, shtoi Pezeshkian duke iu referuar kërcënimit të Trump për të bllokuar portet iraniane përgjatë ngushticës.

Më herët sot, një zëdhënës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Mohebi, paralajmëroi se Teherani mund të zbulojë aftësi dhe taktika të reja ushtarake nëse konflikti vazhdon.

Mohebi tha gjithashtu se Irani do të prezantojë “forma të reja lufte” të cilat, sipas tij, kundërshtarët do të kenë aftësi të kufizuar për t’i kundërshtuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.