KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Petrovska: Qeveria duhet të informoi opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave

Petrovska: Qeveria duhet të informoi opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave

Deputetja Sllavjanka Petrovska beson se çështja e qendrave të të dhënave (data center) nuk është problem, por, siç thotë ajo, marrëveshjet sekrete dhe përgjigjet e paqarta që marrim nga Qeveria.

Ajo sugjeron që Kuvendi të organizojë një debat mbikëqyrës mbi projektet e shpallura për ndërtimin e qendrave të të dhënave në Maqedoni.

Petrovska deklaron se Qeveria ka pranuar se po negocion me pesë ose gjashtë investitorë potencialë, ndërsa opinioni nuk ka informacion se kush janë ata, si janë përzgjedhur, çfarë kërkojnë nga shteti dhe çfarë u ofrohet në këmbim.

“Kur ka para të mëdha, burime të vlefshme dhe kontrata pas dyerve të mbyllura, gjithmonë ekziston një rrezik serioz korrupsioni”, vlerëson Petrovska.

Kjo është arsyeja pse, sipas saj, Qeveria duhet t’u japë përgjigje deputetëve dhe publikut se cilët janë investitorët potencialë, sa tokë, energji elektrike dhe ujë do të përdorin dhe me çfarë çmimi do t’i marrin këto burime.

“Asnjë person i arsyeshëm nuk duhet të jetë kundër qendrave të të dhënave paraprakisht. Por çdo qytetar i arsyeshëm duhet të jetë kundër negociatave sekrete, faturën e të cilave në fund mund ta paguajë ai”, shton Petrovska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.