KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM

Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM

Deputetja Sllavjanka Petrovska përmes një postimi në rrjetet sociale ka paraqitur akuza serioze se prej ditësh merr kërcënime me qëllim ta heshtin në kërkesat e saj për reforma dhe vetting në LSDM.

Ajo tregoi për koordinim në paraqitjet publike të aktorëve politikë, duke i përmendur Venko Filipçe, Vlado Misajllovski dhe OBRM-PDUKM-në.

“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime të hesht në kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ose do të shoh çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni, të sinkronizuar: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa OBRM-PDUKM sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza, të njëjtat sulme. A ka dëshmi më të mirë për marrëveshjen e tyre dhe nevojën e qartë për të mbrojtur investimin më të mirë të OBRM-PDUKM-së në Bihaçka, e kjo është Venko Filipçe. Në interes të kësaj aktivizohen të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe para një viti”, theksoi Petrovska.

Ajo i ftoi institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet, ndërsa kundërshtarët politikë i sfidoi për ballafaqim.

“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën, i ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në ballafaqim televiziv për këtë temë, duan veç e veç, duan së bashku siç veprojnë, duan një nga një”, porositi Petrovska.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.