KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Petrovska, Misajlovskit: Nuk është më koha e Gruevskit, sindikatat nuk heshtin më

Petrovska, Misajlovskit: Nuk është më koha e Gruevskit, sindikatat nuk heshtin më

Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, dje kritikoi ashpër Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministrin, Vllado Misajlovskin duke i akuzuar ata se nuk i kanë përmbushur premtimet ndaj punonjësve dhe se nuk kanë negociuar për dy vjet një marrëveshje të re kolektive.

Petrovska tha se ministri më parë i kishte akuzuar pa bazë sindikatat dhe ishte përpjekur t’i minimizonte veprimet e tyre.
“Ai mendoi se duke formuar një sindikatë, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij të parë, do t’i kundërsulmonte sindikatat. Kjo mund të kishte funksionuar kur ai ishte pjesë e ekipit të Nikolla Gruevskit, por sot është viti 2026 dhe të drejtat e punëtorëve dhe sindikatave janë në një nivel shumë më të lartë”, tha Petrovska.

Ajo akuzoi Qeverinë se kishte pasur kohë të mjaftueshme për të negociuar një marrëveshje të re kolektive, por nuk e bëri këtë.
“Kishit dy vjet për të negociuar ose rinegociuar marrëveshjen kolektive. Nëse do të dëshironit vërtet një marrëveshje më të mirë, ajo do të ishte nënshkruar menjëherë pasi të kishte skaduar ajo e mëparshmja”, tha deputetja e LSDM-së.

Sipas saj, ribalancimi i propozuar i buxhetit tregon se Ministria nuk ka siguruar fonde të mjaftueshme as për detyrimet sipas marrëveshjes kolektive ekzistuese./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.