TË FUNDIT

    Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

    February 5, 2023

    Ministri Sveçla takon Ferajn dhe Hoxhën, një ditë pasi e quajtën Abdixhikun “skizofren”

    February 5, 2023

    Zana Avdiu: Erion Veliaj s’mundet me ia ulë namin Ibrahim Rugovës

    February 5, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Petkovic i reagon Gërvallës: Deklarata se Asociacioni është i vdekur zbulon thelbin e politikës militante të Kurtit
    Lajme

    Petkovic i reagon Gërvallës: Deklarata se Asociacioni është i vdekur zbulon thelbin e politikës militante të Kurtit

    By A.JJanuary 24, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Sipas drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ e qeverisë serbe, Petar Petkovic se deklarata e kryediplomates Donika Gërvalla është indikacion i kësaj politike militante ndaj serbëve dhe se kryeministri Albin Kurti qenka burimi i të gjitha telasheve pasi është ai që thotë se dialogu është i vdekur.

    Petkovic iu kthye edhe akuzave dramatike për fashizëm ndaj qeverisë së Kosovës duke e përmendur përsëri ‘Shqipërinë e Madhe’ që e paskan synim pala kosovare gjoja se.

    “Si është e mundur që për Kurtin Marrëveshje e Brukselit është e vdekur, e nuk qenka e vdekur ideja e Shqipërisë së Madhe. Kjo qasje e Prishtinës, është çështje ekskluzive për Bashkimin Europian dhe SHBA’në, pasi është e qartë si dita se Kurti është burimi i gjithë problemeve në Kosovë, pasi është ai që flet se dialogu është i vdekur. Politikanët prishtinas ngulmojnë në refuzimin e tyre të kuptojnë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është tema e ushtrimeve retorike dhe shqyrtimit, por bëhet fjalë për obligim pa mëdyshje për të cilën Prishtina është zotuar në dialog me Beogradin” tha Petkovic.

    Petkovic tutje vlerësoi se qenka Kosova vet që qëllimisht i ka ngritur pengesa për zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit dhe i takon asaj që t’i heqë.

    “Le t’i heqë vet, pasi i procesi i dialogut dhe normalizimit nuk mund të përparojë nëse politikanët prishtinas kokëfortë refuzojë të zbatojnë atë që është nënshkruar dhe të krenohen me mungesën e tyre të kredibilitetit madje. Donika Gërvall Schwarz tenton ta paraqesë Asociacionin e Komunave Serbe si një çështje kapriçioze, e jo një nevojë të një populli të rrezikuar, megjithëse se dhuna e kryer në përditshmëri nga regjimi i Kurtit pikërisht e konfirmon se krijimi i një mekanizmi efikas politik e institucional si kusht të mbijetesës t% popullit serb dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre kolektive. Nuk është Asociacioni i Komunave Serbe koncept i shekullit 19, siç pretendon Gërvalla Schwarz, por është politike e Kurtit e nënshtrimit të serbëve dhe shtrirja e dominimit absolut shqiptar në Kosovë e Metohi diçka që i takon epokave më të errëta të historisë”.

    Petkovic pas akuzave shtoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe me të gjitha kompetencat sipas dokumenteve të pajtuara me ndërmjetësimin e BE’së, duhet të themelohet, duke i shtuar edhe ca cilësime për politikanët e Kosovës.

    “Sa më për që kokat e nxehta në Prishtinë ta kuptojnë këtë fakt, aq më parë do të vazhdojmë dialogun produktiv – e dialogu dhe kompromisi janë e vetmja mënyrë që problemet prej disa dekadash e shekujsh mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë e Metohi të zgjidhen” tha Petkovic.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, të martën në një media estoneze kishte ironizuar me insistimin e palës serbe në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që e vlerësoi si një ide të prapambetur, të papranueshme dhe të vdekur madje, megjithëse është kërkesë që të themelohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    Kryeministri Albin Kurti ka insistuar që kjo çështje të futet e të diskutohet në kuadër të tani kornizës së dialogut, Propozimit Europian, duke shtuar se asociacioni nuk mund të ketë karakter një etnik.

    Pala serbe kishte bllokuar dialogun pas incidenteve në Veri dhe ngritjen e barrikadave ku serbët lokalë edhe braktisën institucionet, me kërkesë të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është parakusht për vazhdimin e dialogut sipas konceptit të ri të Planit Europian.

    Deri të martën nuk ishte theksuar qartësisht se parakusht për vazhdimin me planin europian, vetëm ishte nënkuptuar duke cekur se marrëveshjet e kaluara vlejnë për të dyja palët. Pikërisht të martën, ishte Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, që e theksoi radhitjen e zhvillimeve në proces, së parë duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe pastaj nis dialogu sipas Propozimit Europian.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

    February 5, 2023

    Ministri Sveçla takon Ferajn dhe Hoxhën, një ditë pasi e quajtën Abdixhikun “skizofren”

    February 5, 2023

    Zana Avdiu: Erion Veliaj s’mundet me ia ulë namin Ibrahim Rugovës

    February 5, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

    By A.JFebruary 5, 20230

    Siç u raportua më herët, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet…

    Ministri Sveçla takon Ferajn dhe Hoxhën, një ditë pasi e quajtën Abdixhikun “skizofren”

    February 5, 2023

    Zana Avdiu: Erion Veliaj s’mundet me ia ulë namin Ibrahim Rugovës

    February 5, 2023

    Ulja e temperaturave, ministrja del me këshilla për kursim të rrymës

    February 5, 2023

    TË TJERA

    Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë

    February 5, 2023

    Pas daljes nga “BBVIP”, Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

    February 5, 2023

    Luizi përlotet për Efin, publikohen pamjet

    February 5, 2023

    Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për martesën: Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çifti

    February 3, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Lajçak nesër në Kosovë, do të drekojë me Kurtin e Bislimin

    February 5, 2023

    Ministri Sveçla takon Ferajn dhe Hoxhën, një ditë pasi e quajtën Abdixhikun “skizofren”

    February 5, 2023

    Zana Avdiu: Erion Veliaj s’mundet me ia ulë namin Ibrahim Rugovës

    February 5, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.