Një grua që po filmonte në një plazh në Kaliforni ka kapur rastësisht një pamje të pazakontë.
Bëhet fjalë për një moment kur një peshkaqen u hodh papritur mbi sipërfaqen e ujit, përcjell Telegrafi.
Kafsha detare u shfaq në sfondin e videos, duke e kthyer xhirimin e zakonshëm në një moment spektakolar.
Kërcimi i peshkaqenit ishte i papritur dhe tërhoqi vëmendjen për shkak të pamjeve të rralla që ofron.
Videoja tregon se sa të paparashikueshme mund të jenë surprizat që fshihen në det. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

