KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pesë gjëra që nuk duhet t’i përdorni kurrë për të pastruar tualetin

Pesë gjëra që nuk duhet t’i përdorni kurrë për të pastruar tualetin

Pastrimi i tualetit është një nga punët rutinë të shtëpisë, por përdorimi i produkteve dhe mjeteve të papërshtatshme mund të dëmtojë sipërfaqen e guaskës, pjesët e brendshme të rezervuarit dhe instalimet e ujit.

Ekspertët paralajmërojnë për pesë gabime të zakonshme që duhen shmangur.

Foto ilustruese

1. Tabletat për rezervuarin e ujit

Edhe pse janë praktike, këto tableta mund të dëmtojnë guarnicionet prej gome dhe pjesët plastike të rezervuarit. Si pasojë, uji mund të rrjedhë vazhdimisht në guaskën e tualetit, duke shkaktuar shpenzime shtesë për riparime.

2. Zbardhuesit dhe kimikatet agresive

Përdorimi i shpeshtë ose lënia për një kohë të gjatë e produkteve të forta në guaskë mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të porcelanit. Kjo e bën sipërfaqen më të prirur ndaj grumbullimit të papastërtive dhe më të vështirë për t’u pastruar.

3. Mjetet gërryese për fërkim

Sfungjerët e ashpër me tela dhe leshi i çelikut mund të gërvishtin përgjithmonë porcelanin. Dëmtimi i sipërfaqes bën që njollat të ngjiten më lehtë dhe pastrimi i mëvonshëm të jetë më i vështirë.

4. Uji i valë

Hedhja e ujit të valë në guaskën e tualetit, veçanërisht në përpjekje për të zhbllokuar tubat, mund të shkaktojë çarje për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës. Ky fenomen njihet si goditje termike.

5. Përzierjet shtëpiake të kimikateve

Përzierja e produkteve të ndryshme pastrimi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Veçanërisht, zbardhuesi nuk duhet të përzihet kurrë me amoniakun, pasi kombinimi i tyre çliron gazra toksikë, të rrezikshëm sidomos në hapësira të vogla dhe pa ajrosje të mjaftueshme.

Për pastrim të sigurt, rekomandohet përdorimi i një furçeje me fortësi mesatare, produkteve të buta pastruese dhe një lecke të butë për sipërfaqet e jashtme.

Për njollat e ujit të fortë dhe gurëzat, mund të përdoret uthulla e bardhë, por asnjëherë nuk duhet përzier me zbardhuesin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.