Mediumi spanjoll Mundo Deportivo i ka identifikuar pesë çështje taktike të përgatitura nga trajneri Jose Mourinho që mund ta përcaktojnë paraqitjen e Real Madridit ndaj Barcelonës.
1. Loja pa top: Madrilenët janë përmirësuar kur kanë kontrolluar posedimin, por ndaj Barcelonës duhet të tregojnë se mund të jenë efektivë edhe pa top.
2. Roli i Arda Gülerit: Turku pritet të luajë në mesfushë, ku mund të lidhë lojën me sulmin, ndërsa Tchouaméni dhe Bellingham kanë detyra të ndryshme.
3. Pozicioni i Valverdes: Mourinho duhet të vendosë nëse uruguaiani do të luajë si mbrojtës i djathtë apo më përpara, për të shfrytëzuar energjinë e tij.
4. Dalja nga mbrojtja: Presioni i lartë i Barcelonës mund t’i krijojë probleme Real Madridit, i cili duhet t’i shmangë gabimet në zonat e rrezikshme.
5. Kundërsulmet në krahë: Në mungesë të Viníciusit, Yan Diomande mund të jetë një armë e rëndësishme falë shpejtësisë dhe aftësisë për të shfrytëzuar hapësirat pas mbrojtjes katalanase.
Mourinho do të duhet të gjejë ekuilibrin mes organizimit mbrojtës dhe sulmeve të shpejta për ta sfiduar Barcelonën në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. /Zëri

