KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pesë anëtarë të BE-së propozojnë integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor

Pesë anëtarë të BE-së propozojnë integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor

Austria, Italia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia qarkulluan një dokument konfidencial midis shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian javën e kaluar, duke propozuar një “qasje të bazuar në meritë – nëse është e nevojshme, hap pas hapi – në tregun e vetëm evropian”, raporton Euractiv.

Sipas dokumentit, një iniciativë e tillë është e nevojshme për të mbështetur vrullin e zgjerimit dhe për të ndihmuar vendet kandidate të “kundërshtojnë ndikimin e vendeve të treta”, transmeton Telegrafi.

Modeli do të përfshinte zgjerimin e gamës së programeve të BE-së në të cilat vende si Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të marrin pjesë, ndërsa ato përputhen, kapitull pas kapitulli, me legjislacionin e BE-së.

Dokumenti propozon sektorë që mund të përfshihen, siç janë tregjet e transportit, energjisë, tregu i vetëm digjital, strategjitë e konkurrencës dhe politikat kritike të lëndëve të para. Gjithashtu propozohen masa mbrojtëse në rast të kthimit prapa.

“Autorët e dokumentit i bënë thirrje Marta Kos, Komisioneres për Zgjerim, të dalë me ide të reja përgjatë këtyre linjave”, raporton Euractiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.