KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përveç Tiranës, protesta tensionohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Përveç Tiranës, protesta tensionohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Përveç Tiranës, protesta e studentëve gjatë së enjtes është zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Kjo protestë ka eskaluar edhe në këto qytete, derisa është dashur që të ndërhyjnë forcat policore, pas përleshjeve të ashpra me protestuesit.

Situatë e tensionuar është parë në Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjatë përplasjeve, është dhunuar edhe shefi i komisariatit të Korçës, si dhe janë shoqëruar disa protestues.

Pamje të njëjta të shpërshkallëzimit të situatës janë parë edhe në Elbasan, ku gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë nisur akte shkatërrimi në qytet.

Gjithashtu, edhe në Durrës protesta ka eskaluar në përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe policëve.

Gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.

Dëme raportohet edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit, ku janë djegur pemë.

Tensione mes policisë dhe protestuesve ka pasur edhe në Shkodër, me ç’rast gjatë përplasjeve ka nisur shoqërimi i protestuesve.

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e tretë të saj, derisa në Tiranë janë parë përplasje të mëdha, duke sulmuar institucione, prona publike e private, e veprime të tjera vandalizuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.