KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përurohen investime në digjitalizim në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Përurohen investime në digjitalizim në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka bërë të ditur se janë përuruar investimet më të reja në digjitalizim në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”.

Sipas tij, gjatë vizitës së realizuar së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, janë vendosur tabela digjitale dhe është bërë shtrirja e rrjetit modern të internetit në këtë institucion arsimor.

“Sot, bashkë me Kryetarin e Kryeqytetit z. Përparim Rama, vizituam Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ku përuruam investimet më të reja në digjitalizim — tabela digjitale dhe shtrirjen e rrjetit më modern të internetit në shkollë”, ka shkruar Shahini.

Ai ka theksuar se këto pajisje janë pjesë e një kontingjenti më të gjerë të shpërndarë në shkollat e kryeqytetit.

“Këto tabela janë pjesë e kontigjentit prej 180 pajisjeve të shpërndara në shkollat tona, duke bërë që sot mbi 70% e klasave të jenë të pajisura me këto mjete moderne për mësimdhënie”, ka shtuar ai.

Në fund, Shahini ka vlerësuar se investimet në arsim do të vazhdojnë.

“Investime çdo ditë, për arsim më cilësor dhe më afër nevojave të kohës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.