KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje mes Rrahmanit dhe Rizvanollit për gjetjet e auditorit

Përplasje mes Rrahmanit dhe Rizvanollit për gjetjet e auditorit

Eman Rrahmani akuzoi ministren Artane Rizvanolli për keqraportim të pasurive; ministrja tha se gjetjet lidhen me procedura administrative për regjistrimin dhe bartjen e tyre.

Raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shoqërua me debat për gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në pasqyrat financiare të ministrisë për vitin 2025.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ministren për raportim të pasaktë të pasurive. Ai iu referua mbivlerësimit prej 6,996,517 eurosh dhe nënvlerësimit prej 181,345 eurosh, duke thënë se këto gjetje kanë ndikuar në opinionin e kualifikuar të auditorit.

“Vlera e pasurive është mbivlerësuar për 6 milionë e 996 mijë e 517 euro”, tha Rrahmani, i cili kritikoi Rizvanollin se po i minimizonte gjetjet.

Rizvanolli kundërshtoi interpretimin e deputetit. Ajo tha se investimet në efiçiencë të energjisë janë realizuar, ndërsa çështjet e evidentuara lidhen me procedurat e bartjes dhe regjistrimit të pasurive. “Investimet janë realizuar, janë realizuar si duhet”, tha ministrja.

Sipas Rizvanollit, një pjesë e investimeve janë kryer në komuna dhe pasuritë duhej të barteshin në regjistrat e institucioneve përfituese. Ajo tha se shumica e bartjeve tashmë janë kryer ose janë në proces.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.