KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët

Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur në Kuvend me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë debatit për zhvillimet politike dhe bllokadën institucionale.

Kurti, duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, tha se është zgjedhur katër herë kryeministër dhe se gjykimin për punën e tij e bëjnë qytetarët, e jo deputetët në Kuvend.

“Unë jam kryeministri i Republikës dhe jam zgjedhur katër herë kryeministër. Unë e di që ju keni qejf të ma bëni gjyqin mua, por ju nuk jeni gjyqtarë, jeni deputetë. Gjyqin ma bëjnë qytetarët. Ata na e kanë bërë gjyqin edhe më 28 dhjetor 2025, edhe më 7 qershor 2026. Lexoni rezultatin zgjedhor, në vend se të pretendoni të bëheni gjyqtarë nga ulëset e deputetëve”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, iu kundërpërgjigj kryeministrit, duke thënë se ai nuk mund të paraqitet si zhbllokues i situatës politike, pa pranuar përgjegjësinë për bllokadën.

“Kryeministër, të lutem shumë, nuk mund të jesh zhbllokuesi pa qenë bllokuesi. E ke shumë të qartë se natën e 6 tetorit e ke zhbllokuar situatën. Ta thashë edhe njëherë, e ke zgjedhur presidenten brenda disa orëve, me konferenca për shtyp, pa u ulur në tavolina për negociata”, u shpreh Bajrami.

Ajo theksoi se përgjegjësinë për bllokadën deri më 6 tetor e mban edhe Kurti, duke shtuar se ligjet e përmendura nga kryeministri mund të miratohen me shumicë të thjeshtë parlamentare.

“Ju jeni përgjegjës pse deri në natën e 6 tetorit e keni mbajtur vendin të bllokuar. Ndërkohë, të gjitha ligjet që i përmend kryeministri janë ligje që kalojnë me shumicë të thjeshtë. Sa deputetë i ke në koalicionin tënd qeverisës? I ke mbi 61, a po jo? Ti mundesh me thirrë seancë çdo ditë me 40 nënshkrime”, deklaroi Bajrami. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.