KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasja e trenave në Spanjë – arrin në 30 numri i personave që humbën jetën

Përplasja e trenave në Spanjë – arrin në 30 numri i personave që humbën jetën

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në provincën spanjolle të Toledos.

Autoritetet vendore bënë të ditur se numri i personave të prekur pritet të rritet, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv

Bëhet e ditur se trenat e përfshirë në aksident janë "Iryo 7076" – me 146 pasagjerë dhe një foshnjë në bord – dhe "AVE 2080" – me 397 pasagjerë; gjithsej, në të dy trenat ndodheshin 544 persona.

Sipas mediave spanjolle, hetimet paraprake sugjerojnë se një dështim i mundshëm në sistemin e sinjalistikës mund të ketë kontribuar në përplasje.

Ky incident ndodh më pak se një vit pas një përplasjeje të ngjashme në Adamuz, në provincën e Kordobës, ku në janar të këtij viti humbën jetën 46 persona dhe u lënduan 152 të tjerë (11:00).

Rrjeti hekurudhor i trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë është më i madhi në Evropë dhe i dyti më i madhi në botë pas Kinës; në vitin 2024, ky rrjet ka transportuar 25 milionë pasagjerë.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, u shpreh se i tronditur nga aksidenti ndërsa ministri i Transportit, Óscar Puente, ndodhet në qendrën e kontrollit të emergjencave për të "siguruar të gjithë informacionin e mundshëm rreth asaj që ka ndodhur", transmeton Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.