Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të mbrojtur ish-ministrin dhe bashkëpartiakun e saj, Faton Pecin, pas akuzave të bëra në Kuvend për përfshirjen e tij në skandale korruptive.
Gërvalla ka thënë se Faton Peci do të mbahet mend për punën e tij që ka bërë si ministër.
Replikë ndaj Gërvallës ka bërë deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila e ka pyetur Gërvallën se si e mori mundin që të dalë e ta mbrojë bashkëkryetarin e partisë së saj me tre anëtarë.
Gërvalla ka marrë fjalën përsëri, duke i thënë deputetes Haxhiu se po hedh baltë me supozime të pavërteta.
“Edhe një herë e konfirmuar që përpjekja për të hedhur baltë bazuar në supozime, e dëshmuat para të gjithëve. Ju asnjëherë s’mund të jeni në vendin tim. Sepse nuk do të ishit aty ku jeni ulur dhe e rrethuar me ata që jeni të rrethuar. Gjithcka është sulm dhe gjithçka është propagandë”, ka thënë Gërvalla.
Burimi: lajmi.net ↗

