Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, i cili transportonte gjashtë persona. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës. /Euronews.al/