KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Përparim Rama vlerëson Yll Limanin: I ndan mirënjohje për kontributin në muzikë

Përparim Rama vlerëson Yll Limanin: I ndan mirënjohje për kontributin në muzikë

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama ka pritur sot në takim këngëtarin e njohur shqiptar Yll Limani, të cilit i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e tij në fushën e artit dhe kulturës.

Sipas njoftimit të Kryeqytetit, Rama e ka falënderuar Limanin për promovimin e muzikës shqiptare, përfaqësimin dinjitoz të Prishtinës dhe ndikimin pozitiv që ka te brezat e rinj përmes krijimtarisë së tij muzikore.

“Ylli mbetet një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare dhe një ambasador i denjë i talentit dhe kulturës sonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është vlerësuar roli i artistëve në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar, si dhe kontributi i tyre në skenën vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.