Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar Nënë Terezën në përvjetorin e vdekjes së saj, duke vlerësuar kontributin e saj për njerëzimin.
Rama ka thënë se Nënë Tereza është “simboli më i fuqishëm shqiptar i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit”.
Ai ka bërë të ditur se në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është përkujtuar jeta dhe vepra e humanistes shqiptare, për të cilën ka thënë se preku ndërgjegjen e mbarë botës dhe u dha zë, shpresë e dinjitet njerëzve në nevojë.
“Trashëgimia e saj na kujton se madhështia e vërtetë qëndron në mirësi, përkushtim dhe dashuri ndaj tjetrit”, ka shkruar Rama.
Në fund, kryetari i Prishtinës ka theksuar se kryeqyteti e ruan me krenari emrin dhe kujtimin e Nënë Terezës.