KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Përmbytje të mëdha në Spanjë

Përmbytje të mëdha në Spanjë

Verilindja e Spanjës është goditur nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me vërshime dhe përmbytje të papritura, ndërsa për bregdetin e Barcelonës ishte aktivizuar edhe alarmi i kuq.

Ekipet e shpëtimit të enjten gjetën trupin e një burri në Olivella, rreth 40 kilometra në perëndim të Barcelonës, pasi automjeti i tij ishte marrë nga rrjedha e ujit, njoftuan autoritetet.

Përmbytjet kanë shkaktuar probleme në transportin në të gjithë Kataloninë dhe Valencias, me anulime të fluturimeve dhe rrugë të përmbytura. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sanchez paralajmëroi për situata shumë të komplikuara.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete të përmbytura dhe ekipet e shpëtimit duke u përpjekur të arrijnë te një automjet i bllokuar në një nënkalim të mbuluar nga uji.

Severe flooding in Catalonia and Valencia regions after torrential rains | DW News www.youtube.com

Në Barcelonë, disa stacione të metrosë u mbyllën, ndërsa linjat e autobusëve u devijuan. Edhe trafiku hekurudhor rajonal u ndërpre, ndërsa fluturimet në aeroportin El Prat patën vonesa ose u anuluan.

Shërbimet emergjente raportuan 478 incidente në provincën e Valencias, kryesisht të lidhura me dëme materiale, rrjedhje uji dhe kaos në trafik.

Në kryeqytetin e kësaj province, të gjitha linjat e metrosë u ndërprenë, ndërsa aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë, duke bërë që fluturimet të devijoheshin.

Këto reshje të dendura vijnë në një kohë kur Spanja po del nga vera më e nxehtë që nga fillimi i matjeve dhe një fillim jashtëzakonisht i nxehtë i muajit shtator. /Telegrafi/

Torrential rain causes flash flooding in Barcelona | Spain | U S | weather | Maktoob www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.