KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përmbysje, gola e fitore të favoritëve, mbyllen ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve

Përmbysje, gola e fitore të favoritëve, mbyllen ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve

Nata e Ligës së Kampionëve solli gola të shumtë, përmbysje dramatike dhe fitore të rëndësishme në disa prej stadiumeve evropiane. Vëmendjen kryesore e morën Paris Saint-Germaini, që e turpëroi Villarrealin me rezultat 0:6, si dhe Manchester Unitedi, që përmbysi Romën pas disavantazhit prej dy golash.

PSG zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në udhëtim, duke shënuar gjashtë herë ndaj Villarrealit. Neves, Doue, Mayulu Fabian Ruiz, dy herë, ndërsa Boly e vulosi rezultatin përfundimtar 0:6 në minutën e 78-të. Me këtë fitore, parisienët shkojnë në 12 pikë dhe marrin kreun e tabelës.

Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në “Old Trafford”, ku Manchester Unitedi e mposhti Romën 3:2. Italianët kishin epërsi 0:2 pas golave të Soulé dhe Malen, por Bruno Fernandes nga penalltia dhe dy golat e Cunhas në minutat 83 dhe 86 ia siguruan fitoren anglezëve. Unitedi tani ka gjashtë pikë, ndërsa Roma katër.

Barcelona gjithashtu festoi fitore bindëse, duke e mposhtur Aston Villën 3:0. Lamine Yamal shënoi në minutën e shtatë, ndërsa Raphinha realizoi dy herë në pjesën e dytë, në minutat 52 dhe 64. Të dy skuadrat kanë nga nëntë pikë, me Barcelonën në pozitën e dytë dhe Aston Villën në të tretën.

Bayern Munichu mori tri pikë të rëndësishme në Madrid, duke e mposhtur Atletico Madridin 0:2. Karl dhe Laimer shënuan në pjesën e dytë, duke ia siguruar bavarezëve fitoren që i çon në tetë pikë. Atletico mbetet me katër pikë.

Interi triumfoi 0:3 në udhëtim ndaj Feyenoordit. Bisseck, Esposito dhe Zielinski shënuan për skuadrën italiane, e cila tani ka gjashtë pikë, ndërsa holandezët mbeten me tri.

Në ndeshjet e tjera, Galatasaray e mposhti Stuttgartin 2:0, kurse Sporting CP fitoi minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Shakhtarit. LASK ishte bindës ndaj Slovan Bratislavës, duke triumfuar 4:0, ndërsa Bodo/Glimt dhe Lille u ndanë në barazim pa gola, 0:0.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.