KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përleshje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, një i lënduar

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Sipas policisë, personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet përkatëse hetimore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.