KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës

Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qendër të Prishtinës, pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Dyshohet se gjithçka nisi kur një veturë frenoi dhe u ndal papritur, ndërsa vetura që po vinte pas saj mezi arriti ta shmangte përplasjen.

Situata kaloi shpejt nga fjalosja në përleshje fizike, ku u përdorën grushtat dhe pati edhe persona të gjakosur.

Avokati, Arianit Koci, ka treguar se arriti të ndërhynte për ta qetësuar situatën, ndërsa policia mbërriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Ai ka shprehur shqetësimin për nivelin e dhunës në shoqëri, duke theksuar se problemet ekonomike e sociale dhe tensionet e krijuara në vend po ndikojnë edhe në sjelljen e qytetarëve.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve politikë, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e tyre për zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve dhe uljen e tensioneve në shoqëri.

Në fund, ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos rrezikojnë veten duke ndërhyrë në përleshje të tilla, por të njoftojnë menjëherë Policinë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.