KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përgjimet në Serbi: Si Vuçiqi bënte pazare me kreun e bandës serbe – flet gazetari Tahiri (VIDEO)

Përgjimet në Serbi: Si Vuçiqi bënte pazare me kreun e bandës serbe – flet gazetari Tahiri (VIDEO)

Gazetari Besnik Tahiri, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth përgjimeve të bisedave të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me mbretin e drogës, Darko Shariq.

Në këto përgjime, Tahiri thotë se shihet se si Vuçiq ka bërë pazare me Shariqin kur ish-presidenti “do të vinte sërish në pushtet”, transmeton Klankosova.tv.

“Janë përgjimet në operacionin telefonik që quhet Sky, dhe Serbia ka bërë shumë sidomos mafia serbe e ka përdorur për një kohë të gjatë për shkak se ka menduar se është aplikacion i sigurt, mirëpo në Serbi çështjet e sigurisë kanë qenë dyfishe, sepse mafia serbe ka menduar që nuk do të ketë qasje, aq më pak prokuroria e vendit të tyre, për shkak se ata që e kanë bërë aplikacionin Sky ju kanë dhënë siguresa të forta, sidomos serbëve që nuk do të përgjohen”, u shpreh Tahiri.

“Mirëpo tash shkresat të cilat janë mes ish-presidentit të Serbisë dhe mbretit të drogës Darko Shariq kanë dalë në publik, dhe ata duken se si bëjnë pazare, se si Vuçiq do të thotë kur të vjen në pushtet sërish do të ia falte dënimin”, u shpreh gazetari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.