KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i zhvilluar nga ambasada e SHBA-së dhe Policia e Kosovës

Përfundon ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i zhvilluar nga ambasada e SHBA-së dhe Policia e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave, i zhvilluar sot në kryeqytet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka përfunduar me sukses.

“Ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave i kryer nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës tani ka përfunduar. Faleminderit!”, ka njoftuar ambasada e SHBA.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ushtrimi ka nisur sot nga ora 15:00, sipas planifikimit, dhe është zhvilluar me skenarë të paracaktuar operativë.

Në këtë aktivitet janë angazhuar njësi të shumta policore, nga patrullat e rendit publik dhe njësitë e reagimit të shpejtë, e deri te njësitë elitare speciale.

Gjatë ushtrimit janë përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme logjistike, në varësi të situatave të simuluara në terren.

Policia ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët, sidomos nga pjesëmarrësit në trafik, pasi disa segmente rrugore përreth Ambasadës Amerikane në lagjen Arbëria kanë qenë të mbyllura përkohësisht./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.