KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Përfundon takimi mes Kurtit e Abdixhikut

(E plotësuar) – Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit Kurti nuk është deklaruar për media.

****

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00.

Në oborrin e Kuvendit shihet edhe vetura e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Një takim të tillë e kishte paralajmëruar edhe vetë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte theksuar se do të zhvilloheshin takime të reja me Abdixhikun për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me situatën politike.

Takimi i sotëm vjen pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së rreth kandidaturës për president të Sejdiut dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike mes LVV-së dhe LDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.