KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Hamza shkon sërish në takim me kryeministrin

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, Hamza shkon sërish në takim me kryeministrin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti, pa dhënë deklaratë për media.

Pas takimit, Abdixhiku nuk ka komentuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje apo nëse ka pasur dakordim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Takimi Kurti-Abdixhiku u zhvillua një ditë pas takimit të kryeministrit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Edhe nga ky takim nuk u bë e ditur ndonjë marrëveshje konkrete.

Ndërkohë, Hamza ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Kurtin. Ai ka njoftuar se takimi i radhës është paraparë të nisë në orën 16:30, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Kurti dhe Hamza ishin takuar edhe të premten, ku kishin diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, si dhe për projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Qeveria ka njoftuar se tashmë e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e saj lidhur me këtë projektligj.

Takimet mes liderëve politikë po zhvillohen në kohën kur po afrohet përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur Presidentin e ri. Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, procedura kushtetuese parasheh shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.