KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Pas takimit, i cili zgjati rreth dy orë, Hamza tha se palët kanë diskutuar për situatën aktuale politike, procesin gjyqësor në Hagë, ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si dhe zgjedhjen e presidentit.

“Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit”, tha Hamza.

Ai theksoi se për PDK-në prioritet është miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet pas përfundimit të këtij procesi.

“Është nevojë dhe domosdoshmëri aprovimi i ligjit për Specialen dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së bëri të ditur se deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Kurtin, por nuk e përjashtoi mundësinë e takimeve të tjera në ditët në vijim.

“Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, vendi shkon në zgjedhje të reja./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.