KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon pa fitues derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit

Përfundon pa fitues derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar.

Pjesa e parë u karakterizua kryesisht me duele të fortë në mesufshë, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës.

Situatë krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë, e cila u shoqërua me shumë vendime të diskutueshme nga gjyqtari.

Në minutën e 58-të mysafirët arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës, por goli u anulua me VAR.

Vetëm dy minuta më vonë, Gjilani arriti të fitojë penallti dhe nga ai aksion Christopher Mamengi i Prishtinës u ndëshkua me karton të kuq.

I saktë nga penalltia ishte sulmuesi Senad Jarovic që realizoi në minutën e 61-të për rezultatin 1-0.

Mirëpo gëzimi i gjilanasve nuk zgjati shumë, pasi menjëherë në aksionin vijues Prishtina ia doli të barazojë shifrat në 1-1 përmes Arjol Bllacës.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Genc Nuza nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas këtij barazimi Prishtina shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Gjilani renditet i katërti me 44 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.